Limaj kujton Vokrrin: Kapiten, djemtë e Kosovës po na bëjnë krenar me lojëra dhe rezultate
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar një vjetorin e vdekjes se legjendës dhe ish kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri.
Limaj ka thënë se ai ishte një prej futbollistëve më të shquar shqiptarë.
Kryetari i Nismës e ka quajtur ikonë Vokrrin, duke thënë se vdekja e hershme e tij ishte humbje e madhe për shtetin e Kosovës.
“Me paraqitjet e tij në fushat e blerta, Vokrri u solli momente të lumtura qytetarëve tanë dhe u bë burim frymëzimi për sportistët në vitet e 80-ta”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Si kryetar i FFK-së, Vokrri, sipas Limajt, ishte më meritori për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
“Kapiten, në njëvjetorin e shkuarjes tënde në amshim, djemtë e Kosovës po na bëjnë krenar me paraqitjet dhe rezultatet në futboll”, ka shkruar Limaj.
Postimi i plotë i Limajt:
Një vit pa legjendën dhe emblemën e futbollit shqiptar
Sot bëhet një vit nga vdekja e një prej futbollistëve më të shquar shqiptarë, Fadil Vokrri.
Vdekja e hershme e ikonës sonë ishte humbje e madhe për sportin dhe shtetin e Kosovës.
Me paraqitjet e tij në fushat e blerta, Vokrri u solli momente të lumtura qytetarëve tanë dhe u bë burim frymëzimi për sportistët në vitet e 80-ta
Si kryetar i FFK-së, Vokrri ishte më meritori për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Kapiten, në njëvjetorin e shkuarjes tënde në amshi, djemtë e Kosovës po na bëjnë krenarë me paraqitjet dhe rezultatet në futboll.
FL