Limaj: Kurti e ka futur Kosovën në një eksperiment të rrezikshëm
Kosova po injoron fuqitë më të mëdha perëndimore që kanë kontribuar në shpalljen e pavarësisë së vendit. Fatmir Limaj, lideri i Nismës Socialdemokrate, në një intervistë për ABC news tha se vendimet e qeverisë së Kurtit e kane çuar Kosovën në përplasje me aleatët.
Sipas Limaj, Kurti me veprimet e tij të njëanshme ka shkelur vijat e kuqe me aleatet më të ngushtë, ku përfshihet edhe Shqipëria.
Limaj u shpreh se aktualisht vendi është futur në një eksperiment të rrezikshëm.
Kreu i qeverisë së Kosovës, sipas Limaj, ka qene gjithmonë kundër të krijimit të një shteti të Pavarur.
Ai madje e cilësoi Kurtin si anarkist.
Përplasja më e fundit e qeverisë së Kosovës me aleatet perëndimore ndodhi pas vendimit të njëanshëm të Kurtit për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë, vendim i kundërshtuar nga SHBA dhe BE.
Mirëpo pas vizitës së shefit të CIA-s William Burns në Prishtinë, Albin Kurti duket të jetë tërhequr dhe pranuar kërkesat e Uashingtonit që i ka bërë paralajmërime të qarta./abcnews.al