
Limaj: Kushtetuta e Kaçanikut u parapriu ngjarjeve që çuan në çlirimin e vendit
07 shtator 2019
| 12:43
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se sot bëhen 29 vjet kur në qytetin e Kaçanikut, u miratua Kushtetua e Republikës së Kosovës.
Limaj shkruan se Kushtetuta e Kaçanikut është një nga ngjarjet dhe datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës.
“Ajo zë vend të rëndësishëm në historinë e Republikës së Kosovës duke u paraprirë ngjarjeve tjera të mëdha të cilat çuan në çlirimin dhe pavarësimin e vendit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Kreu i Nismës ka thënë se kujtojmë të gjithë ata delegatë që dhanë kontributin e tyre në miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës – Kushtetutës së Kaçanikut.