Limaj: Kushtetuta është sfiduar edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve
Zëvendëskryeministri, njëherësh edhe lider i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se akti më i lartë juridik i vendit ngërthen në vete përpjekjet tona shekullore për shtet e barazi ligjore.
Me rastin e 10-vjetorit të miratimit të Kushtetutës, ai ka theksuar se në këto 10 vite, Kushtetuta disa herë është sfiduar edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve.
“Një dekadë më parë Kosova miratoi aktin më të lartë juridik të vendit, Kushtetutën! Kushtetuta e Republikës së Kosovës ngërthen në vete përpjekjet tona shekullore për shtet e barazi ligjore. Në këto 10 vite, Kushtetuta disa herë është sfiduar edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve. Angazhimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës. Urime Dita e Kushtetutës!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/