Limaj: Lajmi për zhdukjen e dy policëve na ka prekur të gjithëve
29 prill 2018
| 13:37
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se lajmi për zhdukjen e dy zyrtarëve policorë në lumin Lepenc i ka prekur të gjithë.
Ai ka thënë se në këto momente të vështira, bashkëndjejnë me familjarët dhe miqtë e dy policëve të zhdukur.
“Lajmi për zhdukjen e dy zyrtarëve policorë afër lumit ‘Lepenc’ na ka prekur dhe pikëlluar të gjithëve. Në këto momente të vështira, bashkëndjejmë me familjarët dhe miqtë e dy policëve të zhdukur. U shpreh mirënjohje Policisë së Kosovës, FSK-së dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në kërkim të policëve të zhdukur!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.