Limaj: “Libri i luftës” pasqyron jo vetëm luftën e UÇK-së por edhe sakrificën e shqiptarëve
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në takim, Nuhi Bytyçin, autor i librit “Libri i luftës”.
Gjatë këtij takimi, Limaj e ka uruar Bytyçin për publikimin e këtij libri , i cili pasqyron jo vetëm luftën e UÇK-së, por edhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri.
“Prita në takim gazetarin dhe publicistin e njohur Nuhi Bytyçi. Autor i librit më të ri ‘Libri i luftës’. Z. Bytyqi e urova dhe në të njëjtën kohë e falënderova për librin. Një libër voluminoz i cili pasqyron jo vetëm luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe sakrificën ndër dekada të shqiptarëve drejt lirisë e deri te formimi i Ushtrisë së Kosovës, vitin e kaluar”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/fatmirlimajofficial.ks/photos/pcb.1224774811022115/1224774677688795/?type=3&theater