Limaj: Liria e Kosovës ka kuptim vetëm atëherë kur të ndëshkohen kriminelët

01 prill 2019 | 13:14

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka përkujtuar viktimat e masakrës së Lubeniqit.

Ai ka thënë se dy dekada pas kësaj masakre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar.

Limaj ka thënë se liria e Kosovës  ka kuptim vetëm atëherë kur të ndëshkohen kriminelët.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që ta hetojnë secilën masakër që është kryer në Kosovë.

“Sot kujtojmë dhe nderojmë rreth 80 civilë të pafajshëm, në mesin e tyre fëmijë e pleq, të cilët u vranë mizorisht 20 vjet më parë nga forcat ushtarake e policore në Lubeniq të Pejës. Dy dekada pas kësaj masakre dhe masakrave tjera, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar. Liria e Kosovës, e cila është arritur me shumë mund e sakrificë, ka kuptim vetëm atëherë kur të ndëshkohen kriminelët. U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që ta hetojnë secilën masakër që është kryer në Kosovë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq nuk e ka fshehur kurrë admirimin për të.…