Limaj: LVV-ja ka menduar që mundet t’i mashtrojë qytetarët si para 4 viteve, Gjilanin e kanë të humbur!

05 shkurt 2025 | 22:51

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj thotë se VV-ja ka menduar që mundet t’i mashtrojë qytetarët si para 4 viteve.

Limaj në emisionin Pressing thotë se Kurti e ka humbur Gjilanin.

“Kanë menu që i mashtrojnë qytetarët si para 4 vjete. Rrugës e panë që s’është qashtu, salllat u zvolgun, entuziasmi shkoj tu ra dhe kaloj nga kënga në sharje e shpifje.

Gjilanin e ka humbë, moti e ka humbë, me halla me teze me kunata. Nëse dikush duhet me u ndje i zhgënjyer e i ofenduar nga kjo qeverisje është Anamorava.

“A po e sheh bre qa ju ka bo, copë copë jau ka lon atë rrugë, një stadion bre me çekiç e me një meshalic e kisha maru për 4 vjet. Marre m’kishë ardhë me kalu anej”, tha Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se secili subjekt opozitar…