Limaj mban mbledhje të kryesisë së partisë, diskutojnë për aktualitetin në vend
07 janar 2025
| 16:09
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur sot mbledhje të kryesisë së partisë, në të cilën u diskutua për situatën aktuale dhe takimet që po zhvillohen me strukturat në vend.
“Ne po punojmë çdo ditë që këtij vendi t’ia kthejmë dinjitetin shtetëror dhe qytetarëve t’u lehtësojmë jetën e përditshme prandaj veç vepra i duhen Kosovës, dhe bashkimi ynë garanton siguri dhe ekonomi për një Kosovë fituese”, ka thënë Limaj