Limaj mban takim me kryetarët e degëve- Integrimi në NATO dhe instancat tjera ndërkombëtare, fokus primar!

12 nëntor 2024 | 19:48

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur takim me kryetarët e degëve të kësaj partie.

Në këtë mbledhje diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend, ndryshimet që priten të ndodhin në gjeopolitikën botërore duke konstatuar se Kosovës i duhet kahje e re në politikat e brendshme si dhe orientimit diplomatik.

“Programi i jonë së bashku me partnerët, garanton vepra të mëdha për zhvillimin ekonomik në planin e brendshëm, derisa integrimi në NATO dhe instancat tjera ndërkombëtare do të jetë fokus primar” thuhet në njoftimin e NISMA-s.

Tutje në njoftim potencohet se angazhimi i degëve të Nisma Socialdemokrate do të jetë i vazhdueshëm në arritjen e këtyre objektivave.

Njoftimi i plotë:

Mbledhja e radhës me kryetarët e degëve të Nisma Socialdemokrate.

Në këtë mbledhje diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe ndryshimet që priten të ndodhin në gjeopolitikën botërore duke konstatuar së bashku se Kosovës i duhet kahje e re në politikat e brendshme si dhe orientimit diplomatik, dhe për këtë duhet reflektimi popullor në zgjedhjet e 9 Shkurtit.

Programi i jonë së bashku me partnerët, garanton vepra të mëdha për zhvillimin ekonomik në planin e brendshëm, derisa integrimi në NATO dhe instancat tjera ndërkombëtare do të jetë fokus primar.

Angazhimi i degëve të Nisma Socialdemokrate do të jetë i vazhdueshëm në arritjen e këtyre objektivave, derisa ne do të vazhdojmë takimet e përditshme me qytetarë anë e kënd vendit.
Ju faleminderit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në…