Limaj mbështet dekretin e presidentit për gjendje të jashtëzakonshme
18 mars 2020
| 14:58
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një konferencë për media ka folur për zhvillimet e fundit politike e edhe sa i përket koronavirusit COVID-19.
Limaj ka thënë se nuk është koha për përplasje politike por për unifikim.
Ai ka thënë se Nisma e përkrah thirrjen e presidentit Hashim Thaçi për gjendje të jashtëzakonshme.
“Do ta kalojmë bashkë këtë situatë. Kjo situatë është moment që na bën të reflektojmë, kjo nënkupton, solidarizim, kujdes e jo panik”, ka deklaruar Limaj.