Limaj mbështet protestën e PSD-së, Molliqaj: Kurti duhet të dorëhiqet
23 mars 2023
| 15:51
Kryetari i PSD-së, Daran Molliqaj e ka falënderuar kreun e Nismës, Fatmir Limaj për përkrahjen që do t’i japë kësaj partie në protestën e organizuar më 25 mars kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Me këtë rast, Molliqaj e ka quajtur të vlefshëm dhe nevojshëm bashkëpunimin opozitar.
“E falënderoj Nismën Socialdemokrate dhe z. Limaj për mbështetjen që i japin protestës së 25 marsit. Bashkëpunimi opozitar është i vlefshëm dhe i nevojshëm. Marrëveshja është jashtëzakonisht e dëmshme. Ky kryeministër nuk ka legjitimitet, prandaj duhet të dorëhiqet. Prandaj të shtunën, ora 14:00, sheshi ‘Zahir Pajaziti’, protestojmë. Dorëheqje!”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.