Limaj: Më 6 tetor të festojmë të gjithë për fitoren e madhe të Nismës
29 shtator 2019
| 17:36
Nisma Socialdemokrate tubimin e radhës elektoral e ka vazhduar në qytetin e Klinës.
“Në vendlindjen e Mujë Krasniqit dhe qindra dëshmorëve të Kombit, në Klinë nisëm për ditën e sotme tubimet me qytetarët në rajonin e Dukagjinit”, ka thënë kandidati për kryeministër Fatmir Limaj.
Limaj ka thënë se edhe këtu në Klinë, projekti ‘Bashkë për Shtetin’ po përkrahet masovisht.
“Bashkë për Shtetin është nevojë e kohës, është thirrje e qytetarëve për të mirën e vendit. Qytetarët e Klinës duhet të angazhohen që ta kthejmë në festë këtë fushatë elektorale dhe më 6 tetor të festojmë të gjithë për fitoren e madhe të Nismës dhe partnerëve tanë”, ka thënë Limaj.
/Epoka e re/