Limaj me bashkëpunëtor viziton familjen e Jakup Krasniqi për t’i uruar martesën e djalit

28 korrik 2022 | 22:25

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka vizituar familjen e Jakup Krasniqi për t’i uruar për martesën e djalit të tyre.

Limaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky gëzim në familjen e Krasniqit do të dyfishohet pas kthimit triumfues të Jakup Krasniqit në familjen dhe atdheun e tij.

“Ky gëzim në familjen e bacit Jakup do të dyfishohet pas kthimit të tij triumfues në familjen dhe atdheun e tij të cilit ai ia kushtoi gjithë jetën. Shpreha keqardhjen time për mungesën e bacit Jakup në këtë gazmend familjarë, pasi ai padrejtësisht bashkë me disa nga shokët tanë, po vazhdon të mbahet në Hagë, në mbrojtje të luftës së lavdishme të ushtrisë sonë çlirimtare”, shkroi Limaj.

Postimi i plotë:

“Sot me bashkëpunëtorë ishim për vizitë në familjen e mikut dhe bashkëluftëtarit tim Jakup Krasniqi, për t’i uruar për martesën e djalit të tyre, Altinit.

Përmes vizitës në familje i dërgova urime edhe Bacit Jakup për këtë gëzim të tyre familjar.

Ky gëzim në familjen e bacit Jakup do të dyfishohet pas kthimit të tij triumfues në famijen dhe atdheun e tij të cilit ai ia kushtoi gjithë jetën

Shpreha keqardhjen time për mungesën e bacit Jakup në këtë gazmend familjarë, pasi ai padrejtësisht bashkë me disa nga shokët tanë, po vazhdon të mbahet në Hagë, në mbrojtje të luftës së lavdishme të ushtrisë sonë çlirimtare.

Krenar me UÇK-në dhe luftën e saj të drejt, të pastër e të lavdishme.”

– Fatmir Limaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëndija e Tetovës e ka arritur rrethin e tretë të…