Limaj me bashkëpunëtorë shkon për ngushëllime në familjen Thaçi: Haxhi Thaçi plak i urtë që kaloi nëpër sfida të rënda

20 mars 2025 | 16:12

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij kanë qenë sot për ngushëllime në familjen e ish-presidentit Hashim Thaçit, me rastin e vdekjes së prindit të këtij të fundit, Haxhi Thaçi.

Limaj ka thënë se Haxhi Thaçi ka qenë një plak i urtë dhe që si shumë baballarë të tjerë, ka kaluar nëpër sfida të rënda.

“Sot, bashkë me bashkëpunëtorë, ishim për ngushëllime në familjen Thaçi me rastin e vdekjes së prindit të tyre z.Haxhi Thaçi. Baci Haxhi ishte një plak i urtë, një njeri që, si shumë baballarë të bashkëluftëtarëve, kaloi nëpër sfida të rënda. Ai e mbajti qëndresën deri në fund të jetës, duke u përballur jo vetëm me vështirësitë e moshës, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili, për fat të keq, ndodhet padrejtësisht në Hagë. Ngushëllime miku im Hashim, familja Thaçi, miqtë dhe të gjithë të afërmit. Jemi me ju në këto momente të vështira”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prestigj për këdo lojtar që ato minuta të cilat do…