Limaj me bashkëpunëtorë shkon për ngushëllime te familja Ilazi në Ferizaj
30 shtator 2024
| 12:17
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë me anëtarë të Kryesisë së Nismës dhe bashkëpunëtorë, kanë shkuar sot për ngushëllime te familja Ilazi në Ferizaj, pas ndarjes nga jeta të gjeneralit të UÇK-së dhe FSK-së, Imri Ilazi.
“Imriu do të mbetet në kujtesën tonë si një patriot e një person i jashtëzakonshëm me vlera të mëdha njerëzore. Edhe një herë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë bashkëluftëtarëve të të ndjerit!”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.