Limaj: Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e hershme të ish-luftëtares Fetnete Ramosaj
05 prill 2019
| 20:30
Zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me dhimbje ka marrë lajmin për vdekjen e hershme të ish-luftëtares së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetnete Ramosaj.
“Do ta kujtojmë përherë atë, veçanërisht zërin e saj autentik, duke raportuar nga frontet e luftës gjithandej vendit. Në emrin tim personal i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramosaj, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Fetnetën. U prehsh në paqe Fetnete!”, ka shkruar Limaj.
/Epoka e re/