Limaj: Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e Arian Dacit
26 janar 2019
| 16:56
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka thënë se vdekja tragjike e Arian Dacit, ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetarët e vendit.
Limaj u ka shprehr ngushëllimet më të sinqerta akademik Nexhat Dacit, familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci. Vdekja tragjike e Arian Dacit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por të gjithë qytetarët e vendit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta akademik Nexhat Dacit, familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, ka shkruar Limaj në rrjetet sociale.