Limaj me Erdoganin marrin pjesë në shënimin e 104-vjetorit të betejës së Çanakalasë (Foto)
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në shënimin e 104-vjetorit të Betejës së Çanakalasë.
Në shënimin e kësaj beteje, të hënën në stadiumin e qytetit të Çanakkalsë është organizuar një ceremoni ku prezent ishte edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka qenë i ftuar edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.
Pas përfundimit të ceremonisë në stadium ka vazhduar pjesa e dytë e ceremonisë në Memorialin e dëshmoreve të Çanakalasë.
Në 104-vjetorin e kësaj beteje janë vlerësuar lartë të gjithë të rënët nga vendet mike që luftuan përkrah Turqisë, duke veçuar edhe pjesëmarrësit në këtë beteje nga trojet shqiptare.
Pjesë e kësaj ceremonie ishin krerët më të lartë të shtetit turk dhe personalitete tjera të rëndësishme evropiane.
/Epoka e re/