Limaj: Me fitoren tonë, shëndetësia në të gjitha nivelet do të preket dhe trajtohet nga dora e shtetit
Lideri i Nismës Socialdemokrate dhe kandidat për deputet me numër 2 në listën e koalicionit AAK-Nisma, Fatmir Limaj, ka takuar punëtorët shëndetësorë të shtëpisë së shëndetit “Shpëtim Robaj” në Malishevë.
“Për Kosovën fituese duhen veç vepra, dhe njëra nga veprat e Nismës është edhe shtëpia e shëndetit ‘Shpëtim Robaj’! Në Malishevë, për një bashkëbisedim të mirëfilltë me personelin e kësaj qendre, e cila, me infrastrukturën e përmirësuar nga qeverisja komunale, dhe për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, tashmë është bërë shembull për gjithë Kosovën”, ka thënë Limaj.
Ai ka theksuar se me fitoren e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe me kuadrot profesionale, shëndetësia në të gjitha nivelet e saj do të preket dhe trajtohet nga dora e shtetit.