
Limaj: Me Serbinë na duhet një marrëveshje që mbyll konfliktin
Më 6 tetor në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Gjithsje 25 subjekte politike të të gjitha komuniteteve janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje.
“Zëri Amerikës” ka filluar një seri intervistash me kandidatët e subjekteve kryesore politike për postin e kryeministrit të vendit.
Në një intervistë për këtë medium, kryetari i Nismës Socialdemokrate që është kandidat i koalicionit të kësaj partie me Aleancën Kosova e Re, Fatmir Limaj, ka thënë se krahas forcimit të brendshëm të shtetit, do të punojë për përmbylljen e bisedimeve me Serbinë nëpërmjet një marrëveshjeje që i jep fund përgjithmonë konfliktit ndërmjet të dyja vendeve.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.zeriamerikes.com/a/5099787.html.