Limaj me strukturat e Prishtinës: Koalicioni Nisma-AKR-PD do të shënojë fitore madhështore më 6 tetor
Turin e takimeve me strukturat e partisë Fatmir Limaj e ka vazhduar me strukturat e Nismës Socialdemokrate në Prishtinë.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga ajo që kam parë në terren në dy javët e fundit, ku kemi prezantuar kandidatët tanë për deputetë dhe projektin tonë Bashkë për Shtetin! Vizioni ynë po përkrahet kudo dhe po mbështetet fuqishëm, sepse të gjithë duhet bërë Bashkë për Shtetin”, ka thënë Limaj.
Ai ka thënë se duke parë gjithë këtë mbështetje anekënd vendit, është i bindur se Nisma dhe koalicioni i tyre do të shënojnë fitore madhështore në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Mesazhi im për strukturat e Nismës dhe qytetarët e Prishtinës është që t’i përkrahin kandidatët tanë nga kryeqyteti, sepse janë njerëz të dëshmuar të cilët posedojnë vlera profesionale e kombëtare dhe meritojnë mbështetjen e të gjithëve”, ka thënë Limaj.