Limaj merr mbështetje në Mleqan, Balincë, Llozicë dhe Vërmicë të Malishevës

02 shkurt 2021 | 22:05

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se ka marrë mbështetje në Mleqan, Balincë, Llozicë dhe Vërmicë të Malishevës.

Limaj ka thënë se çdo projekt madhor që është nisur në Llapushë i ka shërbyer gjithë Kosovës.

“Nga kjo zonë që në ditët më të vështira ka ditur t’i dal në mbështetje proceseve të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi, është dëshmi e qartë se, kauza jonë për çlirimtarët pas 14 shkurtit do të jehojë fuqishëm në Parlamentin e Kosovës”.

“Mbështetja për kauzën tonë është mbështetje për sakrificën e shumë djem e vajzave shqiptare që i kanë shërbyer me përkushtim e dinjitet 121-it në ditët më të vështira për vendin. Kauza jonë nuk është e lehtë, por ne i kemi hyrë më shpirt, sepse ne i besojmë dhe kemi dëshmuar që kauzat çlirimtare i çojmë deri në fund, deri në fitore”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh kandidat…