Limaj merr mbështetje në Suharekë: NISMA ka veç VEPRA

09 dhjetor 2024 | 21:13

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj sot ka zhvilluar takime në Suharekë ku thekson se mori mbështetje të jashtëzakonshme.

Ai thotë se NISMA Socialdemokrate është e gatshme të kthejë shpresën dhe normalitetin, jo vetëm në Suharekë, por në tërë Kosovën.

“Sfidat e qytetarëve janë bërë gjithnjë e më të mëdha në këto 5 vitet e fundit; ata kërkojnë një përgjigje të qartë dhe veçVEPRA konkrete. Ne jemi të angazhuar për të ndryshuar realitetin dhe për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm.NISMA ka #veçVEPRA, ato i duhen Suharekës dhe Kosovës, prandaj jemi angazhuar për të sjellë ndryshim real, që do të prekë çdo qytetar dhe çdo familje.

Përmes programit tonë, ne do të punojmë për të përmirësuar kushtet e jetesës, për të mbështetur zhvillimin ekonomik, arsimin cilësor, sigurinë dhe antarësimin në NATO”, shkruan Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avionët luftarakë holandezë F-35 kanë interceptuar tre avionë luftarakë rusë…