Limaj merr mbështetje nga mërgata në Bolzano- ‘Kontributi i tyre i rëndësishëm në të gjitha sferat e jetës’

19 tetor 2024 | 18:30

Kryetari i Nisma-Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Malishevës ,Vesel Krasniqi, kanë takuar bashkëatdhetarët në Bolzano të Italisë.

Limaj ka marrë një mbështetje të madhe nga mërgata atje duke theksuar se ‘do ta dërgojnë zërin e deputetëve të NISMA-s në Parlamentin e Kosovës, si nevojë për ti përfaqësuar vlerat kombëtare dhe zërin e qytetarëve’

“Kontributi i mërgatës për Kosovën vazhdon të jetë i rëndësisë së veqantë në të gjitha sferat e jetës, si në ekonominë familjare ashtu dhe shtetrore” u shpreh Limaj.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka qenë pjesëmarrës dhe folës…