Limaj merr përkrahje edhe në Suharekë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se mbrëmë kanë marrë mbështetje masive në Duhël, Greikoc dhe Bllacë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas Limajt, kjo mbështetje është mesazh i qartë se kauza “Me Çlirimtarët” tashmë është prezent në çdo familje të komunë së Suharekës.
“Kjo gatishmëri dhe vullnet i madh që po shohim çdo ditë në takime të ngrohta me bashkëluftëtarë, intelektualë e përkrahës të Nismës kudo nëpër Kosovë, na jep forcë e besim që kauzën tonë, zërin tonë mbrojtës për vlerat kombëtare ta çojmë deri në fitore. Me këtë përkrahje të madhe të Suharekës vlerat kombëtare do t’i mbrojmë më mirë dhe zëri i çlirimtarëve të 121-it do të dëgjohet si kurrë më parë në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate.