Limaj: Mikëpritja në Viti është mesazh i qartë se qytetarët e Kosovës kërkojnë veç vepra

06 dhjetor 2024 | 19:44

Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj ka vizituar sot qytetin e Vitisë, ku u mirëprit nga qytetarët e kësaj komune.

Limaj përmes një shkrimi në Facebook tha se në qytetin e Vitisë u zotuan për punë dhe vepra të mëdha si zhvillimi ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi dhe siguri në Kosovë.

“Për katër vjet, vendi ynë është ballafaquar me një qeveri që ka vetëm fjalë dhe shpifje, sot ka ardhur koha që të maten veprat.

E kaluara jonë është #veçVEPRA, prandaj Kosova ka nevojë për njerëz që kanë guxim për ta transformuar dhe rikthyer fuqishëm Kosovën në vendin ku i takon”, tha Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ZPS-ja ngre akuza ndaj Hashim THAÇIT për vepra penale të…