Limaj: Miqësia me ShBA-në është e përjetshme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar Shtetet ë Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ditën e Pavarësisë.
Limaj ka thënë se Kosova është e bekuar që ka miqësi me ShBA-në, e cila sipas tij do të jetë e përhershme.
“Gëzuar 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së ShBA-ve, festën e madhe të cilën e feston e gjithë bota e qytetëruar. Shembulli më i mirë për t’u ndjekur nga shtetet dhe kombet, janë pikërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kombi amerikan, që ngërthejnë në vete vlerat dhe idealet më civilizuese, si mbrojtësit e promovuesit më të mëdhenj të lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe udhërrëfyes për të gjithë popujt dhe botën liridashëse. Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate shpreh urimet më të përzemërta për popullin mik amerikan. Qytetarët tanë i janë përjetë mirënjohës ShBA-ve për kontributin dhe ndihmën e dhënë për Kosovën në të gjithë etapat. Kosova është e bekuar që ka miqësi me ShBA-të dhe miqësia me ta do të jetë e përjetshme. GËZUAR AMERIKË!”, ka thënë Limaj.