Limaj: Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi ishin luftëtarë të mëdhenj
06 qershor 2018
| 15:01
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në festivalin Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë”, kushtuar heroit Mujë Krasniqi.
Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi, përveç që ishin luftëtarë të mëdhenj, ata me këngët e tyre ishin frymëzim për bashkëluftëtarë të tjerë.
“Muja dhe Beqa i kënduan pareshtur lirisë. Ata sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e vendit”, ka thënë Limaj.
Ai ka shtuar se Kosova do t’i nderojë dhe do t’u jetë mirënjohës përjetë të gjithë atyre që sakrifikuan jetën e tyre për liri.
/Epoka e re/