Limaj: Mujë Shala ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së

13 gusht 2018 | 18:19

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes së familjarit të tyre, prof. dr. Mujë Shala.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e mikut tim, prof. dr. Mujë Shalës. Me prof. Mujën kisha fatin të njihesha për një kohë të gjatë. Dr. Shala ka përgatitur gjenerata të tëra të studentëve në Universitetin e Prishtinës si profesor në Fakultetin e Mjekësisë. Përveç kontributit në UP, prof. dr. Mujë Shala ishte shembulli më i mirë i një mjeku të përkushtuar, i cili ka hedhur themelet e Pediatrisë duke ia kushtuar gjithë jetën shëndetit të fëmijëve të Kosovës”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se gjatë kohës së luftës në Kosovë prof. Muja iu përgjigj zërit të atdheut dhe nevojës që kërkonte koha ku u angazhua në radhët e UÇK-së, në spitale ushtarake në zonat e luftës, me ç’rast ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile të asaj zone.

“Profë do të na mungojnë urtësia, zemërgjerësia dhe këshillat tuaja. Prehu në paqe miku im! Lavdi jetës e veprës tënde!”, ka shkruar Limaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se…