Limaj nderon Haradin Balën: Ishte ndër veprimtarët më të çmuar të UÇK-së
31 janar 2021
| 15:57
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe tek varri i ish-bashkëluftëtarit të tij, Haradin Bala, në Kleçkë.
Limaj ka thënë se Bala ishte njeri ndër veprimtarët me të çmuar të UÇK-së.
“Me miq e bashkëpunëtorë, sot ishim në Kleçkë, për të nderuar njërin ndër veprimtarët më të çmuar të UÇK-së, bashkëluftëtarin tim, bacën Haradin Bala, në tre vjetorin e vdekjes së tij. I ndjeri Haradin Bala ishte njeri i drejtë dhe punëtor që dha kontribut të madh në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit të vendit. Lavdi jetës dhe veprës së tij”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.