Limaj në Bllacë të Suharekës: Qytetarët i thonë PO koalicionit për Kosovën fituese

22 janar 2025 | 22:00

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, gjatë takimit me qytetarët e Bllacës në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka përcjellë mesazhin se është koha për të sjellë ndryshimin e nevojshëm për të siguruar një të ardhme më të mirë për vendin.

Limaj u shpreh se vendi ndodhet në një situatë kritike, ku çdo vendim i qytetarëve do të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e vendit.

“Sot, qytetari paguan 107% më shumë për rrymën, ndërsa rreth 570 milionë euro janë shpenzuar për blerjen e energjisë elektrike, ndërkohë që shëndetësia dhe arsimi po përballen me degradim të thellë. Kosova ka nevojë për energji pozitive, për punë dhe angazhim të sinqertë”, tha Limaj.

Koalicioni AAK-NISMA garon me numrin 137 në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Postimi i plotë:

Bllaca e Suharekës i thotë PO koalicionit për Kosovën fituese – veçVEPRA!

Kosova sot ndodhet në një situatë kritike, prandaj vendimi i secilit prej nesh do të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen. Vendi është në një udhëkryq dhe tani është koha që t’i japim drejtim të sigurt.
Sot, qytetari paguan 107% më shumë për rrymën, ndërsa rreth 570 milionë euro janë shpenzuar për blerjen e energjisë elektrike, ndërkohë që shëndetësia dhe arsimi po përballen me degradim të thellë, Kosova ka nevojë për energji pozitive, për punë dhe angazhim të sinqertë.
Ne nuk bashkohemi për të mundur askënd, por për të siguruar një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Është koha për vepra, dhe vetëm përmes vizionit të përbashkët mund të arrijmë fitore për Kosovën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ditë historike në Davos - nënshkruam Marrëveshjen e Tregtisë së…