Limaj në ditën e punëtorve: Fokusi duhet jetë në rimëkëmbjën e ekonomisë dhe stimulimin e sektorit privat
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se 1 Maji- Dita Ndërkomëbtare e Punës e gjen vendin tonë, por edhe botën në përgjithësi të izoluar duke u përballur me pandeminë COVID-19.
Fatkeqësisht, ai shkruan se këtë vit 1 maji nuk mund të shënohet siç shënohej rëndomtë viteve të kaluara.
“Le të lutemi e të shpresojmë të dalim nga kjo situatë sa më parë dhe punonjësit të kthehen sa më shpejtë në vendet e tyre të punës. Fokusi i plotë i institucioneve të vendit tani duhet të jetë në ndërmarrjen e hapave konkret në rimëkëmbjen e ekonomisë, stimulimin e sektorit privat pas goditjeve që ka pësuar ekonomia e vendit nga pandemia COVID-19. Urime 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.
Shënimi i plotë i Limajt:
1 Maji- Dita Ndërkomëbtare e Punës e gjen vendin tonë, por edhe botën në përgjithësi të izoluar duke u përballur me pandeminë COVID-19.
Fatkeqësisht, këtë vit 1 maji nuk mund të shënohet siç shënohej rëndomtë viteve të kaluara.
Le të lutemi e të shpresojmë të dalim nga kjo situatë sa më parë dhe punonjësit të kthehen sa më shpejtë në vendet e tyre të punës.
Fokusi i plotë i institucioneve të vendit tani duhet të jetë në ndërmarrjen e hapave konkret në rimëkëmbjen e ekonomisë, stimulimin e sektorit privat pas goditjeve që ka pësuar ekonomia e vendit nga pandemia COVID-19.
Urime 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës!