Limaj në Drenas: Mbështetja e Nismës në nivel vendi po rritet
Dega e Nismës Socialdemokrate në Drenas ka mbajtur të mërkurën kuvendin zgjedhor.
Në këtë kuvend u zgjodh Këshilli Drejtues i Degës.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohje për të gjithë aktivistët për punën e palodhshme dhe kontributin që kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.
“Mirëseardhje për të gjithë anëtarët e rinj të cilët i janë bashkuar degës sonë në Drenas gjatë muajve të fundit.
Jam i bindur se kjo degë do të dalë edhe më e fuqishme pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor më e strukturuar dhe e gatshme të arrijë objektivat tona.
Qytetarët e Drenasit i kanë sytë nga Nisma si partia e vetme e cila mund ta ndryshojë pushtetin në Drenas.
Mbështetja në Nismën Socialdemokrate në nivel vendi po rritet çdo ditë e më shumë”, ka thënë Limaj.
/Epoka e re/