Limaj në dyvjetorin e themelimit të ushtrisë falënderon ShBA-në për mbështetjen

14 dhjetor 2020 | 13:55

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e dyvjetorit të themelimit të ushtrisë.

Limaj ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri paraqet hap të rëndësishëm në stabilitetin e sigurisë se vendit dhe rajonit, raporton “Epoka e re”.

“Në këtë ditë të veçantë, përkulemi para meritorëve më të mëdhenj, që janë gjithë dëshmorët e kombit, si dhe u jemi mirënjohës e falënderues aleatëve tanë ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës”, është thënë në urimin e Limajt.

Urimi i Limajt në dyvjetorin e Ushtrisë së Kosovës:

Urime Dita e Ushtrisë, Kosovë!

Dy vite më parë për Kosovën nisi një kapitull i ri në funksion të konsolidimi edhe më tej të shtetit të Kosovës. Përpjekjet shekullore të brezave u kurorëzuan më 14 dhjetor 2018, në Kuvendin e Kosovës, ku u bë transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, si një hap i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe rajonit.

Në këtë ditë të veçantë, përkulemi para meritorëve më të mëdhenj, që janë gjithë dëshmorët e kombit, si dhe u jemi mirënjohës e falënderues aleatëve tanë ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës.…