Limaj në Gjakovë, mobilizon strukturat për zgjedhjet lokale
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar sot në qytetin e Gjakovës, ku është takuar me përfaqësues të degës së kësaj partie në këtë komunë.
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se në këtë takim diskutuan për përgatitjen e zgjedhjeve lokale.
“Sot ishte për vizitë në Gjakovë kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj së bashku me anëtarë të Kryesisë në qendër. Në këtë takim diskutuam për përgatitjen e zgjedhjeve lokale, që Nisma të dalë sa më e fuqishme në Gjakovë. Tani në Gjakovë Nisma është kthyer në shpresë për qytetarët, andaj është alternativa më e mirë për të mbrojtur interesat e qytetarëve të Gjakovës në zgjedhjet e ardhshme lokale”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.