Limaj në Itali: Pritje e jashtëzakonshme, bashkatdhetarët duan vepra

01 dhjetor 2024 | 20:02

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka mbajtur tubim me mërgatën në Rovato të Italisë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i kanë bërë pritje të jashtëzakonshme, derisa ka shtuar se ata duan veç vepra dhe se e kaluara është garanci për zhvillim dhe siguri.

Postimi i tij i plotë:

Pritje e jashtëzakonshme në Rovato të Italisë !

Mërgimtarët në çdo etapë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në liri dhe ndërtimin e shtetit, andaj nga bashkatdhetarët në Itali morëm mbështetje të fuqishme për ta rikthyer fuqishëm NISMA-n në Parlamentin e Kosovës, si nevojë e domosdoshme për fuqizimin e shtetit.

Bashkëatdhetarët duan veç VEPRA dhe e kaluara jonë është garanci për zhvillim dhe siguri.

#veçVEPRA

#NISMASocialdemokrate

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, kryeministri Albin Kurti, tha…