Limaj në Kamenicë kërkon mobilizim për zgjedhjet e 6 tetorit

28 shtator 2019 | 19:16

Tubimet me qytetarët në rajonin e Anamoravës, kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, e filloi në Kamenicë ku para të pranishmëve ka kërkuar mobilizim për zgjedhjet e 6 tetorit si dhe ka kërkuar nga ta të shpalosin në çdo cep të kësaj komune projektin ‘Bashkë për Shtetin’.

“Është kërkesë e qytetarëve të bëhemi Bashkë për Shtetin për t’u ofruar jetë më të mirë dhe për t’i bërë krenarë që i takojnë këtij shteti”.

“Kosova ka opsione të ndryshme politike, por opsioni ynë është për të mirën e përgjithshme. Ne nuk bëjmë premtime mashtruese, por ne thërrasim të gjithë për bashkim”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se përmes projektit ‘Bashkë për Shtetin’ njerëzit në ekzekutiv dhe legjislativ do të jenë zëri i atyre që kanë nevojë për dorën e shtetit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Valon…