Limaj: Në këto momente të rënda, lutjet tona janë për vëllezërit dhe motrat
26 nëntor 2019
| 10:10
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,ka thënë se tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë mbrëmë dhe mëngjesin e së martës kanë shqetësuar të gjithë shqiptarët.
“Në këto momente të rënda, lutjet tona janë për vëllezërit dhe motrat tona që pësuan nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë”, ka shkruar Limaj.
Ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve iu ka uruar shërim të shpejtë.
“Institucionet e Kosovës do të ofrojnë gjithë ndihmën e nevojshme për të tejkaluar këtë situatë të vështirë”, ka shtuar Limaj.