Limaj në Mal të Zi për demarkacionin

01 shkurt 2018 | 22:38

Kryetari i Nismës për Kosovën, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka vizituar të enjten Malin e Zi.

Mësohet se arsyeja e kësaj vizitë në Mal të Zi është shënjimi i vijës kufitare me këtë shtet.

‘Indeksonline’, mëson se arsyeja e kësaj vizite është propozimi i tij për demarkacionin.

Gjatë kësaj vizite Limaj mësohet të ketë pasur disa takime të nivelit të lartë.

‘Indeksonline’, ka kontaktuar me këshilltarin për media të Limajt, Leotrim Berishën, i cili nuk e ka mohuar as pohuar vizitën.

Në anën tjetër, iniciativa e numrit dy të Qeverisë Haradinaj ka bërë bujë të madhe në opinionin publik.

Limaj po propozon që të arrihet një ujdi mes dy qeverive përkatëse ku do të zotoheshin për rishikim të pikave të kontestuara brenda një periudhë të caktuar.

Raportohet se edhe ndërkombëtarët i kanë dhënë përkrahje propozimit të Limajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përmes një njoftimi thënë se…