Limaj në Malishevë, takon qytetarë e përfaqësues të bizneseve të vogla
20 shkurt 2024
| 22:34
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, të martën ka dalë në bulevardin “Ibrahim Mazreku”, ku është takuar me qytetarë e përfaqësues të bizneseve të vogla, të cilët janë shprehur të kënaqur me “punën e jashtëzakonshme që po bënë kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati”.
Limaj ka thënë se do të jenë afër qytetarëve në çdo kohë, duke theksuar se mirëqenia dhe zhvillimi i Malishevës Urbane do të mbetet prioritet i përhershëm i Nismës Socialdemokrate.