Limaj: Ne me ligj jemi pjesë e Kuvendit të Kosovës
08 nëntor 2019
| 21:40
Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kjo parti bashkë me partnerër AKR dhe PD e kanë kaluar pragun zgjedhor për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“Nëse në këtë vend respektohet ligji, s’ka a besoni. Ne me ligj jemi pjesë e Parlamentit të Kosovës”, ka thënë Limaj në “Analiza Zgjedhore” në Klan Kosova.
“Besoj në drejtësinë e vendit tim që do ta respektojë ligjin dhe jo ndërhyrjet nga jashtë. Ne po kërkojmë vetëm respektim të ligjshmërisë që institucionet e dala nga zgjedhjet të marrin kredibilitet”.
Në të kundërtën sipas tij përveç partisë do të dëmtoheshin edhe 42 mijë qytetarë që e kanë votuar.
Limaj në Analiza Zgjedhore ka thënë se rezultati i prezantuar dje nga KQZ-ja është i fabrikuar.