Limaj në Mitrovicë: Mbështetja për kauzën tonë është mbështetje për vlerat e UÇK-së
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me familje të ndryshme në qytetin e Mitrovicës.
Kreu i Nismës më këtë rast ka vizitua familjen e Musa Dibranit ku ka pasur një bashkëbisedim të frytshëm rreth nevojës së domosdoshme për tu bërë bashkë në mbështetje të Nismës dhe projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
“Familjes Dibrani dhe bashkëluftëtarëve të kësaj zone, u jam tejet mirënjohës për angazhimin maksimalisht në mbështetje të betejës sonë politike, që pas 14 shkurtit zëri i vlerës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të jetë sa më i fuqishëm në Parlament dhe kudo në skenën politike, vendore e diplomatike”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë i Limajt:
Ilirida e Mitrovicës ishte vendi i radhës, ku sonte takova familjen e nderuar të Musa Dibranit, ku patëm një bashkëbisedim të frytshëm rreth nevojës së domosdoshme për tu bërë bashkë në mbështetje të Nismës dhe projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
Familjes Dibrani dhe bashkëluftëtarëve të kësaj zone, u jam tejet mirënjohës për angazhimin maksimalisht në mbështetje të betejës sonë politike, që pas 14 shkurtit zëri i vlerës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të jetë sa më i fuqishëm në Parlament dhe kudo në skenën politike, vendore e diplomatike.