
Limaj në odën e Haxhi Eqremit
31 gusht 2019
| 23:02
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pritur sipas traditave shqiptare në konakun e Haxhi Eqremit.
Limaj ka thënë se kjo odë ndër vite ka pritur dhe përcjellë burra të mëdhenj të kombit shqiptar.
“Mikpritje sipas traditave shqiptare në konakun e Haxhi Eqremit. Në odën e tij ndër vite ka pritur dhe percjellë burra të mëdhenj të kombit shqiptar. Krenarë që populli ynë po e ruan me xhelozi traditën shqiptare”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.