Limaj në “Oxygen” tregon se cila ishte ëndrra e tij pas studimeve
31 mars 2018
| 21:59
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në emisionin “Oxygen” të Besim Dina, ka thënë se ëndrra e tij në kohën kur ishte student ka qenë që të bëhet gjyqtar.
Ai ka thënë se e ka dashur këtë profesion për shkak se e ka parë të nevojshme se Kosova ka nevojë për drejtësi.
Limaj ka thënë se tash ka vendosur ta vazhdojë aktivitetin në politikë me subjektin politik Nisma Socialdemokrate. “Nja 15 vjet kam pasur punë me gjyqtarë”, është shprehur Limaj.
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ata që kanë bërë gabime në drejtim të tij i ka falur.