Limaj në përkrahje të angazhimeve të SBASHK-ut
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj dhe menaxheri për financa e këshilltar për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, kanë zhvilluar të enjten takime të ndara me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe me ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.
Zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se përkrah dërgimin sa më të shpejtë të Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës në Kuvend.
Ai ka theksuar se mësimdhënësit e asaj kohe meritojnë respektin më të lartë pasi me mund e sakrifica kanë mbrojtur gjuhën shqipe dhe arsimin në tërësi në vitet e vështira të Kosovës.
“Duhet ruajtur e respektuar personalitetin e mësuesit edhe sot e gjithmonë, atij i duhet mbështetja në përpjekjet për një arsim edhe më cilësor. Ne nuk do të veprojmë vetëm, po bashkë me SBASHK-un në të gjitha këto përpjekje”, është shprehur Limaj.