Limaj në Prizren: Fryma pozitive po na përcjell gjithandej

05 tetor 2024 | 21:29

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar anëtarë kësaj partie në Prizren.

Ai së bashku me kryetarin e degës Zafir Berisha dhe bashkëpunëtorë, bashkëbiseduan dhe u koordinuan për vazhdimin e aktivitetit dhe nevojën e Nismës karshi zhvillimeve politike në vend.

“Nga Prizreni morëm përkrahjen për qëndrimet tona politike, duke u zotuar se aktiviteti jonë në shërbim të vendit do të vazhdojë në çdo situatë. Fryma pozitive po na përcjellë gjithandej dhe suksesi i Nismës tashmë është i garantuar!”, ka shkruar Limaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj Fulham në shtëpi.…