Limaj në Rahovec: Bujqësia top prioritet, 500 milionë euro brenda katër viteve të ardhshme

17 shtator 2019 | 12:45

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit, NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka takuar strukturat e Nismës në qytetin e Rahovecit.

Me këtë rast, kreu i Nismës ka shpalosur disa nga prioritetet e tij, nëse merr drejtimin e qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se top prioritet do ta ketë bujqësinë, duke u zotuar se brenda një mandati qeverisës do t’i investonte 500 milionë euro në këtë sektor.

“Temë mbi temë për mua është bujqësia. Brenda katër viteve të ardhshme ne planifikojmë t’i investojmë 500 milionë. Grantet dhe subvencionet që janë ndare deri me tani ka qenë vetëm për mbijetesë dhe ne planifikojmë zonimin bujqësor në Kosovë”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, vetëm bujqësia është mundësia më e mirë për ta zhvilluar vendin duke u zotuar kështu se do t’i mbështes ata që punojnë.

Limaj po ashtu ka thënë se në qeverisjen e tij do të ketë shtesa për fëmije dhe sigurime shëndetësore.

Ka përmend si prioritet edhe vazhdimin e mbështetjes se prodhuesve vendorë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, reformave në drejtësi dhe qasje ndryshe ndaj diasporës.

Limaj ka theksuar se koalicioni NISMA-AKR-PD do të jetë befasia më e madhe e zgjedhjeve të 6 tetorit meqë sipas tij, do të nxjerrë një rezultat spektakular.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat afatshkurtra…