Limaj në Shtime: Projekti ‘Bashkë për shtetin’ po përkrahet fuqishëm anembanë vendit
27 shtator 2019
| 17:52
Nisma Socialdemokrate ka vazhduar fushatën elektorale në Shtime, ku nga ky qytet kandidati për kryeministër Fatmir Limaj ka marrë mbështetje për projektin “Bashkë për Shtetin”.
Ai ka thënë se ky projekt po përkrahet fuqishëm anembanë vendit.
Limaj në një tubim madhështor në sallën e mbushur me qytetarë, ka shpalosur para përkrahësve të Nismës vizionin për qeverisjen e ardhshme dhe projektin “Bashkë për Shtetin”.
“Projekti ynë Bashkë për Shtetin thërret njerëzit e mirë të këtij vendi të bashkohen me zemër e me bindje për t’i dhënë një mundësi ndryshe vendit tonë. Bashkë për Shtetin, sepse është e vetmja rrugë që ofron e bashkon njerëz. Me projektin tonë fiton Kosova dhe qytetarët e saj!”, ka thënë Limaj.
/Epoka e re/