Limaj në Skenderaj: Kosova ka nevojë për energji të reja
Koalicioni parazgjedhor Nisma-AKR-PD në ditën e dytë të fushatës zgjedhore ka mbajtur një tubim elektoral në Komunën e Skenderajt.
Në këtë tubim, kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Fatmir Limaj, ka thënë se 6 tetori do të jetë hap i lëvizjeve të mëdha në Kosovë.
Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për energji të reja. Ai ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e fitores spektakolare të koalicionit Nisma-AKR-PD.
Më tutje, Limaj ka kërkuar nga qytetarët e Skenderajt që të ia dhënë mundësinë kandidatëve për deputetë të Nismës Socialdemokrate nga kjo komunë.
“Lë të fillojmë sot në Skenderaj për ta përmbyllur më 4 tetor në Prizren”, ka thënë Limaj.
Limaj ka kërkuar nga qytetarët që të ikin nga votat e pazareve. “Vendi ynë ka nevojë për njerëz pozitiv”, është shprehur Limaj, duke shtruar se askush nuk mund t’i ndalojë zyrtarët e Nismës që të kërkojnë vota në Skenderaj.
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është i Skenderajt, po aq sa janë qytetarët e kësaj komune.
Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka treguar arsyet se pse drenicasit duhet të votojnë koalicionin Nisma-AKR-PD me numrin 122.